Përrallat që fëmijët dëgjojnë sot… bëhen zëri i tyre i brendshëm nesër.

Toi Tregimtari sjell aventura në formatin audio që mbjellin vetëbesim, mirënjohje, guxim dhe inteligjencë emocionale te fëmijët.
Gjithçka nisi kur fillova t’u lexoja fëmijëve përralla…
Vija re se shumë libra për fëmijë nuk përcillnin asnjë mesazh me vlerë.
Madje, shumë prej përrallave tradicionale mbartnin frikë, ndëshkim, pasiguri dhe dhunë:
“e helmoi”, “e vrau”, “e theri”…Dhe fillova të pyes veten:Çfarë mbetet në mendjen e një fëmije pasi i dëgjon këto histori vazhdimisht?Fëmijëria është koha kur ndërtohet zëri i brendshëm.
Kështu lindi Toi:
një arush që sjell përralla moderne me mesazhe që fëmijëve do t’u duhen gjithë jetën.
Pse përrallat ndikojnë kaq shumë te fëmijët?
Përrallat janë më shumë sesa histori përpara gjumit.
Ato ndikojnë drejtpërdrejt në subkoshiencën e fëmijës, në mënyrën si e ndërton botën e vet të brendshme.Kur një fëmijë dëgjon një përrallë, imagjinata e tij ndizet, ndjeshmëria forcohet, dhe mendja krijon skenarë të rinj.Toi nxit këtë proces në mënyrën më natyrale, përmes tregimeve që ndërtojnë karakter, ndjeshmëri dhe vetëdije emocionale.Studimet tregojnë se rituali i përrallave:
✔ zhvillon inteligjencën emocionale
✔ ndihmon fëmijët të kuptojnë emocionet
✔ rrit imagjinatën dhe empatinë
✔ krijon siguri emocionale para gjumitPor më e rëndësishmja…Përrallat formojnë mënyrën si fëmija flet me veten.Prandaj Toi nuk rrëfen thjesht histori.
Ai mbjell mendime që një ditë bëhen karakter.
🌙 Një ritual i vogël sot… një kujtim i madh nesër.
Momentet para gjumit janë ndër më të rëndësishmet për mendjen e një fëmije.Kur një fëmijë fle duke dëgjuar:
💛 mirënjohje
💛 vetëbesim
💛 guxim
💛 dashuri për vetenkëto mesazhe fillojnë të rrënjosen thellë në botën e tij të brendshme.Toi është krijuar pikërisht për këto momente.

Kush është Toi Tregimtari?
Toi është një arush aventurier që udhëton nëpër botë dhe sjell histori magjike për fëmijët.Por aventurat e tij nuk janë krijuar vetëm për argëtim.Çdo përrallë është ndërtuar për të mbjellë një vlerë që fëmija do ta marrë me vete në jetë..
SERIA E PARË E PËRRALLAVE
1. Djaloshi dhe Pema e Artë💛“Jam unik ashtu siç jam.”Një histori që ndihmon fëmijën të kuptojë se vlera e tij nuk varet nga krahasimi me të tjerët.2. Yjet e Falënderimit✨ Një zemër mirënjohëse sheh dritë kudo.Kjo përrallë ndihmon fëmijët të zhvillojnë mirënjohjen për gjërat e vogla të përditshme.3. Guri i Zemrës🦁 Guximi jeton brenda nesh.Një histori që i kujton fëmijës se forca dhe guximi ekzistojnë tashmë brenda zemrës së tij.
SERIA E DYTË E PËRRALLAVE
Aventurat vazhdojnë…
Seria e dytë sjell 4 përralla të reja me aventura dhe mesazhe edhe më të thella për zhvillimin emocional të fëmijëve.Librat e rinj mund të blihen veçmas dhe montohen shumë lehtë te Toi përmes sustave praktike, në vetëm pak sekonda.Kështu, aventurat nuk mbarojnë kurrë…
dhe Toi vazhdon të sjellë histori të reja që rriten bashkë me fëmijën tuaj. 🧸📖
1. Krahët që Lindën nga GabimetGabimet nuk janë dështime.
Ato janë mënyra si rritemi.2. Kështjella e Rregullave MagjikeRregullat nuk na kufizojnë.
Ato na mbajnë të sigurt.3. Milo që Ndryshonte NgjyrëNjë aventurë emocionale që ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe qetësojnë emocionet.4. Pasqyra e së VërtetësNjë histori për sinqeritetin dhe forcën për të treguar të vërtetën.

Si funksionon Toi?
1️⃣ Aktivizo pajisjen audio (on\of)
2️⃣ Shtyp butonin "shtype" tek libri
3️⃣ Fëmija dëgjon aventurat
4️⃣ Perrallat ndërrohen duke e shtypur butonin "shtype" .
Toi nuk është thjesht një arush
Është një kujtim fëmijërie.
Një zë i butë para gjumit.
Një mënyrë për t’i folur zemrës së një fëmije.
💶 Çmimi: Toi + libri audio me 3 përralla: 3,800 lekëLibri Seria e Dytë me perralla 1200 lekë.